Mashtroi dhe bëri “copë” shtëpinë, klubi francez largon sulmuesin
Brest nuk ka duruar më dhe ka larguar nga ekipi Youcef Bil...

Bylisi dominon sfidën përballë Erzenit dhe mposht bindshëm shijakasit me rezultatin 4-1. Mallakastriotët shënojnë nga dy gola për çdo pjesë, ndërsa goli i Enck (Erzeni) vlen vetëm për statistika.
Shijakasit pësojnë humbjen e parë në kampionat, duke pësuar 4 gola në një sfidë të vetme. Thyhet mbrojtja e hekurt shijakase, që nuk kishte pësuar asnjë gol në 5 sfidat e para të kampionatit.
Bylis-Erzeni 4-1
(9’ Lajthia, 23’ Kaçorri, 57’ Beji, 89’ Felipe Souza / Enck 69’)
Mbyllet sfida!
89’ GOOOOOOL Shënon sërish Bylisi. Felipe Souza shënon një supergol. Rrëmben një gol në të majtë dhe godet nga distanca duke çuar topin në rrjetë
85’ Edhe 5 minuta kanë mbetur nga përfundimi i kohës së rregullt. Bylisi administron avantazhin, ndërsa Erzeni nuk po arrin që të rihapë ndeshjen
82’ Aksion i gjatë i Erzenit, finalizon Maloku por goditja e tij është shumë e lehtë për portierin Teqja
77’ Janë hapur skuadrat dhe është zbukuruar loja në këto minuta. Erzeni është hedhur në sulm, ndërsa vendasit zbresin rrezikshëm në kundërsulm
72’ Erzeni ka marrë zemër nga goli i shënuar dhe hidhet në sulm. Provon Nonato, por Teqja është në pocizion
69’ GOOOOOOOL Shënon Erzeni me Enck. Këndore për shijakasit dhe mbrojtësi shënon me kokë
65’ Edhe Bylisi bën disa zëvendësime. Largohen Lajthia dhe Beji
61’ Erzeni mundohet të reagojë me Asanin, por goditja e tij nga distanca përfundon mbi kuadrat
57’ GOOOOOOOOOOOOOL Shënon sërish Bylisi, këtë radhë me Beji. Xhika grushton një top në zonë dhe sulmuesi ballshiot i vetëm e ka shumë të lehtë të çojë në rrjetë topin
56’ Kundërsulm i Bylisit. Lajthia zbret rrezikshëm deri në kufijtë e zonës, por më pas gabon në pasimin e dhënë për shokët e skuadrës
52’ Bylisi fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës së Erzenit. Provon Kaçorri, por Xhika është i vëmendshëm dhe grushton në këndore
48’ Beji shkëputet mirë pranë zonës, por goditja e tij devijohet nga një mbrojtës dhe më pas Xhika e ka të lehtë ta presë
46’ Kapllani hedh në fushë Malokun, në vend të Ademit
46’ Nis pjesa e dytë në Ballsh
Shembet muri i mbrojtjes së Erzenit në Ballsh, pasi vendasit e Bylisit shënojnë 2 gola në 45 minutat e para në “Adush Muça”. Vendasit luajnë më mirë dhe arrijnë të gjejnë 2 herë rrugën e rrjetës me Lajthinë dhe Kaçorrin.
45’ Mbyllet 2-0 pjesa e parë në Ballsh
41’ Mundohet edhe Erzeni të reagojë, por goditja e Asanit është jashtë kuadratit
38’ Rast i artë për Bylisin. Beji gjendet i lirë në zonë dhe bën më të vështirën duke nxjerrë jashtë topin me kokë
36’ Aksion i bukur i Erzenit, por Kadriu nuk arrin dot të finalizojë
34’ Provon edhe Alan nga distanca, por gjuajtja e tij pritet lehtësisht nga Teqja
33’ Erzeni fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës së Bylisit. Provon Amir, që tenton portën por goditja e tij ndalet në mur
29’ Minuta të mira për vendasit që dominojnë sfidën. Bëji zbret bukur nga e djathta e sulmit, por goditja e tij është e pasaktë
26’ 2 golat e shpejtë duket se kanë tronditur Erzenin, që nuk po arrin të reagojë. Ndërkohë që vendasit mundohen që të administrojnë avantazhin
23’ GOOOOOL Shënon sërish Bylisi. Sërish një goditje këndi për vendasit. Ka një rrëmujë në zonë dhe Kaçorri përfiton dhe dërgon topin në rrjetë
19’ Ndalet loja pasi ka pësuar një dëmtim lojtair i Erzenit Nonato
16’ Goditje këndi për Erzenin. Provon Mehmeti, por goditja e tij nuk depërton dot në mbrojtjen vendase
14’ Erzeni mundohet të reagojë me Nonaton, por goditja e sulmuesit shijakas përfundon larg kuadratit
11’ Ka tension në fushë. Lojtarët e dy skuadrave debatojnë në fushë, pas një ndërhyrje të gabuar në dëm të Kadriut. Beji dhe Amir ndëshkohen të dy me kartonë të verdhë
9’ GOOOOOOL Zhbllokohet sfida në Ballsh. Goditje këndi për vendasit dhe Lajthia me kokë dërgon topin në rrjetë. 1-0 për Bylisin dhe Erzeni pëson golin e parë këtë sezon
8’ Vendasit luajnë më mirë dhe janë më kërkues. Bylisi ka zhvendosur lojën në gjysmëfushën e Erzenit, por sërish nuk ka asnjë sinjal të rrezikshëm në portë
5’ Minuta të qeta në “Adush Muça”. Bylisi mundohet që të marrë në dominim ndeshjen, por shijakasit janë vendosur mirë në fushë dhe nuk lënë hapësira. Mungojnë rastet e pastra në portat respektive
Dy skuadrat surprizë të këtij sezoni, Bylisi dhe Erzeni përballen sot në “Adush Muça” në kërkim të një tjetri rezultati pozitiv në kampionat. Mallakastriotët kërkojnë që të shfrytëzojnë faktorin fushë për tu rikthyer te fitorja, ndërsa shijakasit synojnë rezultatin pozitiv të radhës në Ballsh.
BYLIS – Teqja; Trumci, Janku, Damçevski, Loran; Maçolli, Qoshku, Lajthia; Perreira Da Silva, Kaçorri, Antoni Beji. Trajner: Arian Bellai.
ERZENI – Xhika; Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Asani; Kahrimanoviç, Alan, Mehmeti; Ademi, Nonato, Kadriu. Trajner: Xhevahir Kapllani.
Brest nuk ka duruar më dhe ka larguar nga ekipi Youcef Bil...
Kapiteni i Realit të Madridit, Karim Benzema, do të jetë “To...
Shembet muri i mbrojtjes së Erzenit në Ballsh, pasi vendasit...
Trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi, ka folur para mediave, ...
On the eve of the important challenge against Rome, to...
Kristjan Asllani is preparing for his debut as a starter w...
This adventure for Albania in the League of Nations had a ...
Bylis and Erzeni play today at 15:00 for the sixth week in t...
The former goalkeeper of Real Madrid and Spain, Iker Casil...
Skanderbeg is more complete than ever for the weekend match ...
The Premier League is considered the strongest championship ...
Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, po kalon një peri...
The capital is gripped by the derby fever, on Sunday the e...
The Competitions Sector at the Albanian Football Federatio...
The president of PSG is weaving a crazy plan in his mind, ...
Oriola Marashi and Eros Grezda were among the most charmin...
Leo Messi ka bërë për vete të gjithë Parisin me perfor...
Abissnet Superiore restarts today with the first two chall...
Shumë prej ekipeve kanë shfrytëzuar ndërprerjen e kampionati...
Tirana calmly continues preparations for Sunday's derby agai...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict for weak motives was recorded today in the vill...
An accident involving three vehicles occurred a few minute...
55-year-old Belere Plaka, who was injured today with a sho...
Police Announcement: Following preliminary information...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
Peru and Venezuela will restore diplomatic relations, the ...
United States President Donald Trump has left open the pos...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu will travel to t...
A bipartisan group of US lawmakers is calling for a Europe...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...