web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënoi gol në “Red Bull Arena”, por kontrolli antidoping i “prish” mbrëmjen brazilianit

2022-10-26 20:22:00, Sport CNA

Goli i tij i shënuar me penallti në minutën e 94-t e bëri më pak të hidhur humbjen e Realit të Madridit në ?Red Bull Arena?, në raundin e pestë të ndeshjeve në grup në Champions, por braziliani Rodrygo nuk mund të jetë i kënaqur për mbrëmjen që kaloi në Leipzig. Ai u detyrua të largohej nga stadium gati një orë pas shokëve të skuadrës për shkak të një kontrolli dopingu.

Braziliani e la stadiumin në orën 00.50, me një makinë me xhama të lyer, rreth një orë pasi gjyqtari kishte vërshëllyer për përfundimin e takimit. Gjithsesi, sulmuesi brazilian mundi ta kapte avionin dhe të kthehej në Madridit me skuadrën.

 





Lajmet e fundit nga