Situatë kaotike te Milani, drejtuesit i kërkojnë llogari Piolit pas turpërimit në derbi
Milani ka dalë kokulur pas derbit të djeshëm ndaj Interit,...
Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, është shfaqur sot para gazetarëve duke dhënë mendimet e tij për duelin kundër Kukësit që bardheblutë luajnë nesër në transfertë.
“Luajmë përballë Kukësit, që më se kam memorie, është hera e parë që ndodhet në këtë pozitë. Ka qenë gjithmonë skuadër që ka tentuar që te jetë në majat e renditjes. Skuadra e Kukësit ka bërë në ndeshjen e fundit një paraqitje të mirë me Dinamon, edhe për meritë të trajnerit, sepse kanë tani një trajner me eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar. Ai di të vendosë skuadrën mirë dhe të marrë më të mirën e skuadrës së vet. Kjo na shton shkallën e vështirësisë dhe duhët të jemi të bindur që nuk luajmë përballë një kundërshtari me 0 pikë, por ndaj një kundërshtari që kërkon pikë që të ngjitet në renditje.
Ritëm ndryshe për shkak të formulës? Jam shprehur edhe më parë që ndoshta pak ai emocioni, ndoshta nuk ka qenë si në kampionatet e kaluar. Një skuadër që formatohet mirë dhe ka elementë e është pretendente, mund të ketë pak heqje këmbe nga gazi pasi thotë që e katërta mbërrij. Ne nuk duam që kjo të ndodhë me ne, edhe pse është formati që katër të parat luajnë me njëra tjetrën dhe renditja nuk ka rëndësi të madhe. Ne kërkojmë të jemi gjithmonë siç i ka hije këtij klubi që të luftojmë gjithmonë për çdo ndeshje.
Lulaj u rikthyer që javën e kaluar dhe është pjesë e skuadrës. Na mungon ende Deliu për arsye dëmtimi dhe shpresojmë të kthehet sa më shpejt. Nga çfarë thonë mjekët, pas ndeshjes së nesërme do vazhdojë të jetë me grupin. Është një vlerë që na shtohet në skuadër. Mendoj se nga java në javë do të vijë në rritje, jo vetëm ne, por edhe të gjithë. Jo të gjitha skuadrat kanë formën më të mirë në fillim, forma rritet dhe performanca rritet se ndeshjet të japin vazhdimësinë që të arrish në formë sa më shpejt se i tillë është kampionati, Jo që në fillim jepet më e mira. Shpresojmë të na ecë në këtë drejtim edhe për shkak të ngjeshjes së ndeshjeve në këtë periudhë, të mos kemi dëmtime, pra grupin ta kemi të plotë që të mund të bëjmë rotacion në skuadër.
Hoxhallari është i sigurt që kthehet se nga dje ka punuar me skuadrën. Ndërsa për Najdovskin klubi po punon dhe të të shohim a do të jetë i gatshëm pas pezullimit apo jo.
Ne kemi një miks lojtarësh në stol, të paktën herën e fundit kishim 2-3 lojtarë me eksperiencë por edhe të rinj. Ajo situatë e pezullimit të Najdovskit na bëri të improvizojmë pak në mbrojtje me Përgjonin në qendër e Micin në krah. Por në një kampionat të gjatë, për një ekip është normale që të ketë 16-17 lojtarë të përafërt me njëri-tjetrin që rendimenti të mos bjerë. Dhe sigurisht kur ke rezultatin dhe mundësinë, mund të futësh ndonjë element të ri, se është më mirë të marrin gradualisht eksperiencë se të bijë përgjegjësia mbi ta.
Ne edhe pse jemi skuadër e re, përballë dy kundërshtarësh të fortë në Europë jemi paraqitur mirë. E mira nuk ka fund. Por në këto 3 javë kemi shënuar 8 gola, nuk është keq. Sigurisht ka disa problematika të vogla për t’u zgjidhur dhe shpresojmë që i përmirësuam pak në këtë ndeshje edhe pse pësuam gol aksidental në fillim të lojës. Por nuk kishim ato problematika që kemi pasur në dy ndeshjet e para”, tha Shehi para gazetarëve.
Milani ka dalë kokulur pas derbit të djeshëm ndaj Interit,...
Juventusi mundi Lacion me shifrat 3-1 këtë të shtunë, duke u...
Revolucion total në klubin Iliria. Pas marrjes në administri...
Inter turpëroi Milanin në derbin e luajtur në San Siro teksa...
Partizani nuk ka humbur kohë dhe ka nisur menjëherë stërvitj...
Las Palmas luan ndeshjen e javës së pestë në transfertën and...
Ditën e sotme do të nisë edhe java e 4-të e “Abissnet Superi...
FSHF-ja ka publikuar ditën e sotme vendimet e Komisionit të ...
Interi ka triumfuar në derbin e parë të këtij sezoni të Seri...
Diego Simeone, trajner i Atletico Madrid është një nga ata q...
The euphoria after the historic victory with Poland is at it...
This 4th week of Superior will also be played and then the e...
Bayern suffers a lot against Bayer Levekusen at the "Allianz...
The wait of the Albanian fans is coming to an end. The AFL h...
The enthusiasm of the victory with Poland is still high and ...
Emiljano Vila is officially a Partizan player. The red club ...
The coach of Laçi, Skerdi Bejzade, appeared very happy for t...
A third field with artificial carpet, built from scratch, ...
Laçi ka turpëruar Teutën me rezultatin e thellë 6-1, në ndes...
Milan ka hyrë ethet e fundit për sfidën e javës së katërt, p...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict for weak motives was recorded today in the vill...
An accident involving three vehicles occurred a few minute...
55-year-old Belere Plaka, who was injured today with a sho...
Police Announcement: Following preliminary information...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
Peru and Venezuela will restore diplomatic relations, the ...
United States President Donald Trump has left open the pos...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu will travel to t...
A bipartisan group of US lawmakers is calling for a Europe...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...