web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sa shumë talente/ Vllaznia nuk i përfilli, 5 shkodran në një ndeshje të Superligës

2022-08-22 18:51:33, Sport CNA

Shkodranët dominojnë Superioren, por te Vllaznia janë me pikatore. Një pjesë e ekipeve të Superligës shqiptare kanë të pranishëm në rradhët e tyre sëpaku nga një lojtarë shkodran. Diten e djeshme në sfidën mes Bylis dhe Kastrioti e mbyllur me shifrat 2-0, në fushën e lojës ishin 5 shkodran për të dy ekipet, ku spikasin dy kapitenët Trumci dhe Karakaçi.

Në Shkodër talentët janë me shumicë, por Vllaznia i ka me pikatore në rrahët e tyre. Në ekipin startues të Vllaznisë, janë vetëm 2 lojtarë të pranishëm kapiteni Gurishta dhe Hakaj. Por të gatshëm ishin dhe Kruja, Çoba, Qarri, Pjeshka, Spahija, Alivoda dhe Smajli.

Shkodra njehet si një fabrikë për prodhimin e talenteve të reja që vit pas viti furnizojnë ekipet në Shqipëri. Tashmë futbolli ka ndryshuar dhe çdo ekip duhet të prodhojë talente që t’i sjellin të ardhura ekipit, por një pjesë kualitative e tyre fillimisht duhet dhe të sjell trofe për ekipin e tyre.





Lajmet e fundit nga