web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sa shumë surpriza/ Liverpooli fiton në “frymën e fundit” ndaj Ajaxit, ja të gjitha rezultatet

2022-09-13 23:09:12, Sport CNA

Bayerni është kthyer në makth për Barcelonën. Skuadra e Nagelsmann mori një fitore spektakolare 2-0 në duelin ndaj Barcelonës të luajtur në impiantin “Allianz Arena”. Pjesa e parë dhuroi emocione, por me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme. Lewandowski ju afrua në raste golit, por fati nuk ishte me të.

Ekipi bavarez e nisi mënyrën më të mirë pjesën e dytë në super ndeshjen ndaj Barcelonës, duke shënuar dy gola të shpejtë. Në minutën e 50-të, Lucas Hernandez i ka shpëtuar mbulimit të Alonsos brenda zonës dhe me një goditje të saktë me kokë e ka dërguar topin në rrjetën e Ter Stegen.

4 minuta më pas, Leroy Sane shpërthen me një kundërsulm të shpejt, duke përfituar nga vendosja e gabuar e mbrojtjes katalanse. Një veprim fantastik nga futbollisti gjerman. Barcelona tentoi me të gjitha mënyrat që të reagonte, por Upamecano dhe Lucas Hernandez zhvilluan një ndeshje fantastike në mbrojtje, duke mos i dhënë asnjë shans sulmuesve të ekipit spanjoll. Bayerni shkon në kuotën e 6 pikëve, ndërkohë që Barcelona mbetet me 3, aq sa Interi.

Liverpooli mori një fitore shumë të vuajtur 2-1 në shtëpi ndaj Ajax, duke marrë 3 pikët e parë në grup. Salah zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të, por 10 minuta më pas Kudus vendosi baraspeshën. Një minutë nga fundi i kohës së rregullt, Joel Matip shënoi golin e fitores.

Bayer Leverkusen produced the surprise of the evening with a huge 2-0 home win over Atletico Madrid. Andrich with a gem and Diaby sealed the success of the German team against Simeone's team. 

Sa shumë surpriza/ Liverpooli fiton në “frymën e





Lajmet e fundit nga