web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rey Manaj: Vij në stërvitje 3-4 orë para, ha shumë... bakllava

2024-04-16 13:20:00, Sport CNA

Rey Manaj: Vij në stërvitje 3-4 orë para, ha shumë...

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, po kalon formën më të mirë në karrierë në Turqi, te skuadra e Sivasspor.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Manaj zbuloi arsyen pse zgjodhi klubin turk, ndërsa tregoi edhe arsyet e formës së mirë.

“Presidenti i Sivasspor ishte i pari që më telefonoi kur unë isha ende i dëmtuar. E kisha ndjekur një vit më parë këtë ekip teksa luante përballë Fiorentinës. Më pas mora disa telefonata edhe nga disa klube të tjera turke, por dëshiroja të luaja me Sivassporin, pasi i kisha dhënë fjalën presidentit. Tani mendoj se e kam bërë mirë zgjedhjen time.

Vij në stërvitje tri-katër orë përpara dhe kujdesem shumë edhe me ushqimin. Më pëlqen që të konsumoj shumë bakllava, por e frenoj veten pasi duhet të vrapoj shumë. Preferoj ta konsumoj pas ndeshjeve. Dëshira ime është që të dërgoj Sivasporin mes pesë skuadrave më të mira në Turqi.”, u shpreh Manaj.





Lajmet e fundit nga