web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Renditja e FIFA-s/ Argjentina në krye, Maroku mes më të mirëve

2023-04-06 14:38:05, Sport CNA

FIFA ka nxjerrë së fundmi renditjen e saj për ekipet kombëtare dhe duket se në vendin e parë është ngjitur Argjentina kampione e Botës, duke zbritur nga kreu Brazilin, e cila është parakaluar dhe nga Franca.

Pas tyre vijnë Belgjika, Anglia, Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia, Spanja dhe Maroku që mbyll 11 vendet e para.

Sa i përket Shqipërisë, kuqezinjtë kanë humbur dy pozicione duke zbritur në vendin e 68-ë.

Rivalët e kombëtares tonë në grup duket se nuk kanë lëvizur shumë. Polonia, pavarësisht fitores ndaj Shqipërisë, ka rënë me një pozicion, duke zbritur e 23-ta, ndërsa Çekia nuk ka lëvizur nga vendi i 38-të. Moldavia është ngjitur me tre pozicione duke u renditur në vendin e 171, ndërsa Ishujt Faroe kanë zbritur me dy pozicione në vendin e 125.

Nga ana tjetër, Kosova nuk ka lëvizur në renditje duke qëndruar në vendin e 107-ë.





Lajmet e fundit nga