web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reali e shkarkoi, Alonso bëhet “okazion” për Premier League

2026-01-19 20:25:00, Sport CNA

Reali e shkarkoi, Alonso bëhet “okazion” për Premier

Xabi Alonso pritet të bëjë një periudhë pushimi nga futbolli pas largimit nga Real Madridi. Trajneri spanjoll u shkarkua pas humbjes në Superkupë ndaj Barcelonës, që i dha fund projektit të tij te “Los Blancos”.

Përveç rezultateve, në Spanjë raportohet edhe për vështirësi në marrëdhëniet me dhomën e zhveshjes. Megjithatë, emri i Alonsos mbetet shumë i kërkuar në tregun e trajnerëve.

Premier League shihet si destinacioni më i mundshëm për të ardhmen e tij. Sipas “The Times”, Alonso synon të pushojë për disa muaj përpara se të rikthehet në fund të sezonit.

Manchester United, Tottenham dhe Liverpool janë klubet më të përfolura. Edhe Manchester City e ndjek situatën, në varësi të së ardhmes së Pep Guardiolës.





Lajmet e fundit nga