web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rasti që po bën xhiron rrjetit, ja çfarë ka humbur me portën bosh futbollisti i Shakhtarit

2022-10-26 08:08:39, Sport CNA

Një rast i shpërdoruar në kufijtë e të pabesueshmes, në ndeshjen e Champions-it, mes Sëlltikut dhe Shakhtar Donjetsk është duke bërë xhiron e internetit.

Ishte futbollisti Danylo Sikan, i skuadrës ukrainase, që i vetëm me portën e boshatisur, nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë.

Në momentin vendimtar, 21-vjeçarit i iku topi nga kontrolli, duke shkuar ngjitur me shtyllën.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. Një gabim ky që mund t’i kushtojë shtrenjtë Shakhtarit për sa i përket kualifikimit.





Lajmet e fundit nga