web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PSG goditje

2022-09-01 22:35:00, Sport CNA
PSG goditje
Karlos Soler

PSG-ja i ka surprizuar të gjithë me transferimin në minutat e fundit. Gjiganti francez, përmes një komunikate ka bërë zyrtar afrimin e mesfushorit spanjoll, Karlos Soler.

Soler i bashkohet PSG-së në një marrëveshje të përhershme nga skuadra e Valencias për 18 milionë euro, plus tre milionë të tjera në formë bonusesh.

Mesfushori spanjoll ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me gjigantin francez, e cila do ta mbajë atë në “Parc des Princes” deri në vitin 2027.





Lajmet e fundit nga