web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Play-Off” i KATEGORISË SË PARË/ Luhet në aksin Berat-Vlorë, 4 skuadra nën “ethet” e Superiores

2023-05-23 09:44:38, Sport CNA

“Play-Off” i KATEGORISË SË PARË/ Luhet në aksin

Në Kategorinë e Parë nuk janë mbyllur të gjitha verdiktet, pasi me interes priten edhe ndeshjet e “play-off”. 4 skuadra janë në garë për të siguruar një biletë për të sfiduar më pas edhe ekipin e vendit të 8-të në Abissnet Superiore.

Flamurtari, Tomori, Korabi dhe Apolonia do të bëjnë mes tyre edhe llogaritë për ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm. Skuadra e Diego Longos që është renditur e 3-ta në tabelën e klasifikimit do të sfidojë Apoloninë e vendit të 6-të. Jo përballje mes tyre do të luhet në stadiumin “Flamurtari”.

Gjithashtu Tomori do të presë në stadiumin e tij ekipin e Korabit. Të dyja këto skifa do të luhen ditën e sotme duke nisur që nga ora 16:00. Dy sfida që priten me mjaft interes, ndërsa theksojmë se janë takime teke.





Lajmet e fundit nga