web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pjesë e Lazios prej 18 vitesh, Igli Tare largohet zyrtarisht nga klubi italian

2023-06-05 14:38:37, Sport CNA

Igli Tare ka njoftuar këtë të hënë, largimin nga Lazio, ku prej 18 vitesh ka mbajtur postin e drejtorit sportiv.

Shqiptari ka bërë të ditur se do të largohet nga bardhekaltrit. Tare në fjalët e tij, tha se vendimin e ka marrë prej kohës, por ka pritur që Lazio të mbyllë sezonin dhe më pas ta bënte publike.

"Pas 18 vitesh eksperienca ime e mrekullueshme si drejtor sportiv i Lazio do të marrë fund. Unë kam disa kohë që e kam marrë këtë vendim, por kam pritur që Lazio të arrijë objektivin Champions League. Ishte një aventurë e gjatë dhe intensive e përbërë nga gëzime, disfata dhe trofe.

Nuk do të ndalem së falënderuari Presidentin Lotito për mundësinë që më ka dhënë, tifozët e Lazios që më kanë hyrë në zemër, klubin me të gjithë anëtarët e tij, lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që më kanë qenë pranë në këtë rrugë.

Një falënderim i veçantë për familjen time që më ka qëndruar gjithmonë pranë. Një mundësi prestigjioze që pata si futbollist dhe si menaxher dhe që nuk do ta harroj kurrë, duke marrë me vete çdo moment të këtij rrugëtimi.", tha Tare.

Tares i përfundon kontrata me Lazion më 30 qershor dhe do ta largohet, duke mos rinovuar. Ende nuk dihet e ardhmja e shqiptarit, nëse do të vazhdojë në ndonjë klub tjetër si drejtor sportiv, apo do të nisë një profesion të ri.





Lajmet e fundit nga