web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përmbysje e çmendur në shtesë, Milani triumfon mes drithërimash

2025-01-26 14:30:00, Sport CNA

Përmbysje e çmendur në shtesë, Milani triumfon mes

Milani triumfoi 3-2 ndaj Parmës, me një përmbysje të çmendur në shtesë, në sfidën e javës së 22-të në Serie A.

Miqtë po fitonin deri minutën e 92-të me rezultatin 2-1, kur ndodhi edhe përmbysja e kuqezinjve. Reijnders barazoi në minutën e 92-të, ndërsa 3 minuta më vonë, Chukwueze realizoi golin e përmbysjes.

Më herët, për Parmën kishin shënuar Cancellieri dhe Del Prato, ndërsa Pulisic për vendasit me penallti.

Ky triumf ngjit Milanin në vendin e gjashtë me 34 pikë.





Lajmet e fundit nga