web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbysje e çmendur ndaj Rumanisë, Shqipëria U-21

2023-09-12 20:24:02, Sport CNA

Përmbysje e çmendur ndaj Rumanisë, Shqipëria U-21

Shqipëria U-21, ka marrë një fitore spektakolare ndaj moshatarëve të Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Ndonëse e panë veten në disavantazh të dy golave, pasi miqtë shënuan me Grameni 47’ dhe Munteanu 58’, përsëri kuqezinjtë nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe ia dolën të bëjnë përmbysjen e madhe.

Shpendi në minutën e 63, Berisha në minutën e 71 dhe Pajaziti, ia dolën të përmbysin rezultatin me golat e tyre dhe t’i japin fitoren Shqipërisë.

Një triumf shumë i rëndësishëm për skuadrën e Alban Bushit, që ngjitet në krye të renditjes në Grupin E, me 6 pikë pas dy fitoreve radhazi.





Lajmet e fundit nga