web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizani zyrtarizon largimin e titullarit

2023-01-22 16:33:52, Sport CNA

Klubi i Partizanit ka bërë zyrtare tashmë lamtumirën e mbrojtësit Eneo Bitri. Futbollisti do të transferohet te Banik Ostrava dhe të kuqtë nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale kanë falënderuar mbrojtësin për aventurën e tij të dytë në radhët e të kuqve.

Bitri ka udhëtuar sot drejt Republikës Çeke për të kryer vizitat mjekësore dhe firmosur me klubin e ri.

NJOFTIMI I KLUBIT:

FK Partizani zyrtarizon transferimin e mbrojtësit Eneo Bitri në klubin çek FC Banik Ostrava. Klubi i shpreh mirënjohjen lojtarit për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e tij me fanellën e kuqe duke u graduar me meritë edhe kapiteni ynë.

Good luck in your new adventure Eneo Bitri. The pleasure that you were part of our big FK Partizani family.





Lajmet e fundit nga