web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizani-Tirana, publikohen formacionet zyrtare në derbi

2023-03-06 18:02:00, Sport CNA

E gjithë vëmendja është aty. Partizani dhe Tirana përplasin “brirët” në stadiumin “Air Albania”. Trajnerët Giovani Colella dhe Orges Shehi kanë vendosur për titullarët që do të zbresin në fushë.

Nuk do të ketë surpriza në këtë supersfidë të javës së 24-të të Superiores, me të dy trajnerët që kanë zgjedhur 11-shet e tyre. Mund të veçohet Bekim Rexhepi që është preferuar sërish në derbi para Alban Hoxhës. Pavarësisht se gaboi në ndeshjen e fazës së parë kundër bardhebluve, “gardiani” i të kuqve do të jetë në portë kundër bardhebluve.

Më poshtë njihuni me formacionet zyrtare të dy ekipeve, teksa përballja mes tyre do të startojë në orën 19:00.

FORMATIONS:

PARTIZANI (4:3:3): Rexhepi, Atanaskoski, Telushi, Sota, Hadroj, Matondo, Murataj, Rrapaj, Maguette, Da Silva, Mba  Coach : Giovani Colella

TIRANA : (3:5:2): Bekaj, Pergjoni, Najdovski, Behiratche, Lulaj, Haxhiu, Aleksi, Lushkja, Deliu, Hasani, Patrick  Coach : Orges Shehi





Lajmet e fundit nga