web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizani gjen sulmues, gati firma me ish-lojtarin e Milanit

2025-05-31 08:32:00, Sport CNA

Partizani gjen sulmues, gati firma me ish-lojtarin e Milanit

Partizani është pranë firmës me sulmuesin Ismet Sinani.

Sipas "La Casa di C", palët janë në bisedime të avancuara dhe mungon vetëm firma. 

Sinani ishte pjesë e Clodiense në Serinë C, por ekipi ra një kategori më poshtë dhe lojtari pritet të ndryshojë ekip. 

Në ditët në vijim, klubi i kuq pritet të bëjë lëvizje më konkrete me sulmuesin.

Sinani është futbollist me origjinë nga Kosova, por i lindur dhe rritur në Itali. Fillimet e tij e tij me futbollin profesionist ai i ka shënuar me të rinjtë e Milanit, një nga akademitë më të mëdha në Itali.

Me kuqezinjtë ai luajti deri në grupmoshën U-19, për të nisur më pas aventura në Serinë D dhe Serinë C.





Lajmet e fundit nga