web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ka dyshime Morata do jetë i gatshëm për Botërorin e Katarit

2022-10-31 08:20:37, Sport CNA

Alvaro Morata ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e xhiros së fundit në La Liga, ndaj Cadiz (takim që u mbyll 3:2 në favor të Cadiz).

Spanjollit iu desh të lë fushën vetëm në minutën e 10, pasi nuk ishte në gjendje të vazhdonte ndeshjen.

“Alvaro Morata vuan nga edema e indeve të buta në kyçin e këmbës. Evolucioni i shqetësimit të tyre do të përcaktojë përfshirjen e tyre në grup”, ishte njoftimi i Atleticos.

Por, duket se dëmtimi nuk do ta mbajë shumë larg fushave të blerta lojtarin, pasi sipas raportimit të ‘Marca’ ai do jetë i gatshëm për Kupën e Botës.

Kujtojmë që Kampionati Botëror fillon më 20 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor.





Lajmet e fundit nga