web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një mesfushor dhe një portier, orë të nxehta te Interi

2023-08-03 16:53:00, Sport CNA

48 orët e ardhshme, shkruan gazzetta.it, mund të jenë të rëndësishme për merkaton e Interit. Në fakt, pritet shumë shpejt mbyllja përfundimtare e marrëveshjes së Lazar Samardzicit me Udinesen, me drejtuesit që po punojnë për të përcaktuar detajet e marrëveshjes dhe kontratës.

Më pas një problem më vete është edhe çështja e portierit, me Interin që nuk ka ende pasuesin e Onanës apo edhe atë të Handanovic. Emri më i përfolur mbetet ai i Yann Sommer (Bayern Munchen) dhe sipas mediave, klubi po punon për të vendosur “gardianin” e njohur  në dispozicion të Simone Inzaghit  të shtunën, kur rifillojnë stërvitjet në Appiano Gentile pas turneut japonez.





Lajmet e fundit nga