web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Changes in the National Team staff, Sylvinho's "order" is revealed

2023-01-06 10:40:18, Sport CNA

Changes in the National Team staff, Sylvinho's "order" is

Sylvio Mendes Campos Junior will be presented on Monday as the new coach of Albania. The Albanian Football Federation announced in the first days of January that an agreement has been reached with the Brazilian, who succeeds Edoardo Rejan on the Rossoneri bench. The 48-year-old will sign an 18-month contract with the AFL. His only objective is to reach the qualification for the final stage of the European Championship Germany 2024.

Mësohet se Sylvinho ka vendosur që të qëndrojë në Tiranë për sa kohë të jetë trajner i Kombëtares, për të qenë sa më pranë futbollit shqiptar e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai do të jetë i angazhuar maksimalisht gjatë gjithë kohës, e thënë ndryshe në një punë “full time”.

Ish-mbrojtësi i majtë ka kërkuar që krahas tij edhe pjesa tjetër e stafit të tij të qëndrojnë gjithashtu në Tiranë, për të patur një bashkëpunim të vazhdueshëm. Në të tilla rrethana, Hamdi Salihi, i cili ka qenë pjesë e stafit të Kombëtares në rolin e një prej zëvendëstrajnerëve, nuk do të jetë më pjesë e ekipit kuqezi, kjo për faktin se ish-sulmuesi shkodran jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe e ka të pamundur që të zhvendoset të jetojë në kryeqytet.

Ish-mbrojtësi argjentinas Pablo Javier Zabaleta dhe ish-mesfushori brazilian Dorival Guidoni Junior, i njohur si Doriva, janë konfirmuar si ndihmëstrajnerët e Sylvinhos, por Supersport mëson se në stafin e brazilianit do të shtohet dhe një përgatitës atletik, i kërkuar nga ana e tij. Ndeshja e parë zyrtare e Shqipërisë në kualifikueset e kampionatit europian do të jetë në muajin mars në Varshavë ndaj Polonisë, por 48-vjeçari do të ketë dhe një ndeshje miqësore para takimit me polakët për të njohur skuadrën.

Sylvinho është një emër i njohur në futbollin botëror, teksa si lojtar ka qenë pjesë e Barcelonës, Manchester City e Arsenal. Si trajner, në 2011 ai mori pozicionin e zëvendësit te Cruzeiro, për të kaluar më pas te Sport Recife, Nautico, Corinthians, dhe tek Interi së bashku me Roberto Mancinin. Ai ka qenë dhe zëvendëstrajner i Brazilit për tri vite, duke mbajtur postin e asistentit të Tite përpara se të merrte drejtimin e Lyon në Francë dhe më pas Corinthiansit në kampionatin brazilian.

Tani, ish-anësori kërkon të bëjë hapin e madh si trajner i Shqipërisë, teksa arritja e objektivit do të përcaktojë dhe shifrat financiare që do të përfitojë braziliani dhe ndihmësit e tij për aventurën 18-mujore. Prezantimi i Sylvinhos dhe pjesës tjetër të stafit do të bëhet nga presidenti Armand Duka, të hënën në orën 11:00 në ambientet e stadiumit “Air Albania”.





Lajmet e fundit nga