web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndeshja me Serbinë vendos fatin e tij? Silvinjo flet për të ardhmen

2025-10-03 11:42:00, Sport CNA

Ndeshja me Serbinë vendos fatin e tij? Silvinjo flet për të

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo u pyet për të ardhmen e tij në stolin e Kombëtares.

 I pyetur nëse ndeshja me Serbisë vendos fatin e tij, tekniku kuqezi u shpreh se nuk mendon për këtë.

Sipas tij, fokusi është vetëm te ndeshja me Serbinë.

“Kam parë ndeshjen e 11 viteve më parë dhe incidentin. Ne jemi përgatitur për një ndeshje futbolli. Kam grumbulluar 25 lojtarë, në mënyrë që të jemi më të përqendruar. Kemi 5-6 ditë me ekipin, ku do të ketë hapësirë për të punuar me lojtarët.

Mungesa e Etrit Berishës? Portierët qe kemi marrë këtë herë, kanë treguar formë të mirë. Po përgatitemi për të ardhmen. Kemi lojtarë të rinj, të cilët grumbullohen. Jemi të kënaqur me listën që kemi bërë dhe do të përgatitemi mirë për këtë ndeshje.

Ndeshja me Serbinë vendos të ardhmen e Silvinjos? Ne do të jemi të përqendruar te Serbia. Nuk është momenti i duhur për të menduar për të ardhmen. Nuk duam të harxhojmë energji me detaje të tjera. Ndeshja me Serbinë është shumë e rëndësishme”, u shpreh Silvinjo.





Lajmet e fundit nga