web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LIVE -Udineze-Inter, befasia në “Dacia Arena”/ Përmbyset rezultati

2022-09-18 14:23:19, Sport CNA

Ka startuar në orën 12:30, në stadiumin “Dacia Arena”, sfida Udineze-Inter, e vlefshme për javën e shtatë të Serisë A italiane.

Zikaltërit e Simone Inzagit vijnë në këtë transfertë delikate të Udines me dy rezultate pozitive, një në kampionat ndaj Torinos dhe në Champions kundër Viktoria Plzen, teksa do të synojnë 3 pikët e radhës në Serinë A.

Interi do të provojë të ndalë vrullin e friulanëve të Andrea Sotilit, të cilët vijnë pas një ecurie të gjatë me rezultate pozitive, me 4 fitore radhazi në 6 javë kampionat.

Inzagi ka bërë disa surpriza sërish në formacion, ku konfirmohet përsëri në qendër të mbrojtjes Açerbi, teksa në vendin e Çalhanollusë të dëmtuar është armeni, Mikitarjan.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani do ta nisë nga pankina.

LIVE' Udineze-Inter 2-1

Skriniar (AG) 22′ , Bijol 85′ / Barela 5′

85′ GOOOL UDINEZE 2-1! Befasohen zikaltërit, friulanët përmbysin rezultatin me Bijol që kalon bardhezinjtë në avantazh me një gositje me kokë!





Lajmet e fundit nga