web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tottenham i Contes i pamëshirshëm, fitore tenistike ndaj Leicesterit

2022-09-17 20:52:15, Sport CNA

Tottenhami është treguar i pamëshirshëm mbrëmjen e sotme ndaj Leicesterit duke e shkatërruar në shifrat tenistike 6-2. Skuadra e Antonio Contes vuajti jo pak në pjesën e parë. Tielemans kaloi në avantazh “dhelprat”, por Tottenham reagoi me Kane dhe Dier që do të përmbysnin gjithçka. Në minutën e 41-të Maddison vendosi baraspeshën me një super gol.

Pjesa e dytë do të folte e gjitha për ekipin e Contes. Bentancur shënoi golin e avantazhin që më fillimin e saj. Leicester luan mirë dhe i afrohet barazimit, por fati nuk ishte në anën e tyre. Son Heung-Min u aktivizua nga stoli, por do të shënonte plotë 3 gola, duke u shpallur dhe lojtari i ndeshjes.

Tottenham me këtë fitore ngjitet në krye të renditjes përkohësisht me 17 pikë, po aq sa Manchester City. 





Lajmet e fundit nga