web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kategoria e Parë/ Pesë gola në Korabi-Elbasani, Bylis kalon Lushnjën me vështirësi

2024-04-06 17:06:32, Sport CNA

Kategoria e Parë/ Pesë gola në Korabi-Elbasani, Bylis kalon

Gjashtë ndeshjet e Kategorisë së Parë, për javën e 28-të, dhuruan spektakël dhe rezultate surprizuese.

Elbasani mposhti me përmbysje Korabin, në një sfidë të luftuar, që u mbyll me rezultatin 3-2 në favor të miqve.

Fitore regjistroi edhe Bylis në transfertë, aty ku mposhti Lushnjën me rezultatin 2-1, në sfidën e transmetuar në MCN TV.

Apolonia surprizoi Vorën, duke e mposhtur me rezultatin 2-1, ndërsa Besa fitoi minimalisht ndaj Burrelit.

Sukses minimal edhe për Kastriotitn, që mposhti Luzin, ndërsa Flamurtari kaloi Tomorin me rezultatin 3-1.





Lajmet e fundit nga