web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kaos total te Milan, ylli i skuadrës kërcënon me lamtumirë

2023-06-07 08:46:35, Sport CNA

Kaos total te Milan, ylli i skuadrës kërcënon me lamtumirë

Kaos total te Milani. Pas ndarjes së papritur dhe të bujshme nga Paolo Maldini  (pritet njoftimi për shtyp që do të zyrtarizojë edhe lamtumirën e Massarës), vijnë reagimet e para sociale të lojtarëve më përfaqësues dhe më me vlerë të skuadrës. 

Pas postimit të Rafa Leaos, i cili sot bëri një histori ku imitonte vulosjen e gojës së tij, radha ishte e Mike Maignan, i cili postoi foton e prezantimit në AC Milan në historitë e tij në Instagram, me Maldinin dhe Massara në krah dhe korrigjoi mbishkrimin "gjithmonë Milan" duke shtuar një pikëpyetje mbi “i”. 

Portieri francez, i cili ka kontakte me klubin e Via Aldo Rossi deri në qershor 2026 me një pagë 2.8 milionë në sezon, dukej pranë një rinovimi dy vjeçar me një rregullim të pagës së tij në rreth 4 milionë. Kontaktet e para mes palëve kishin qenë pozitivë, por lamtumira e stuhishme e çiftit që e mori te Milani në verën e 2021 për 13 milionë mund të ketë ndryshuar gjithçka.

Maignan tani po reflekton për të ardhmen e tij dhe po mendon nëse do të vazhdojë te Milani, teksa ‘La Repubblica’ po flet për një interes konkret për të nga Chelsea shumë i pasur. Thuhet se anglezët janë gati të vendosin në pjatë një ofertë prej 60 milionë eurosh dhe tashmë kanë kontaktuar me klubin kuqezi, ndërkohë që Majk pyet veten: “Milan përgjithmonë?”





Lajmet e fundit nga