web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-futbollisti i Skënderbeut shpallet lojtari më i mirë i Antwerpit për muajin dhjetor

2023-01-04 21:38:38, Sport CNA

Një futbollist kosovar shpallet lojtari i muajit në ekipin belg Antwerp. Bëhet fjalë për Arbnor Mujën, ish-pjesëtar i Dritës së Gjilanit dhe Skënderbeut, që ka spikatur në javët e fundit në kampionatin belg.

Në garën për këtë çmim simbolik, Muja konkurronte me Michael Fray, Cavin Stengs dhe Arthur Vermeeren.

24-vjeçari mori më shumë vota nga tifozët e Antwerpit e rrjedhimisht u shpall nga klubi fitues i këtij çmimi simbolik.

Muja, i cili ka qenë pjesë e Kosovës U-21, zhvilloi paraqitje të mira në dy ndeshjet e fundit ndaj Standard Liege, ku shënoi një gol dhe dhuroi një asist, po ashtu edhe në ndeshjen ndaj Westrelos.





18:33 Sport

VIDEO/ Lecce

Lecce ka mposhtur Lazion, me përmbysje me rezultatin 1-2, në...

Lajmet e fundit nga