web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës ndërron jetë në moshën 34-vjeçare

2023-12-11 13:11:39, Sport CNA

Ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës ndërron

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Kroacia. Ish-mbrojtësi Ivan Çelikoviç, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare. 

Ai së fundmi ishte pjesë e Konavljanin në Kroaci, teksa më parë ka luajtur dhe për Shkëndijën e Tetovës dhe Hajdukun e Splitit.

Shkaqet e vdekjes së tij nuk janë zbuluar ende, teksa klubi i tij i fundit, Konavljanin ka dhënë lajmin e keq.

“Është e vështirë të imagjinohet se ai nuk është më me ne. Në këtë moment, është e vështirë të gjesh fjalët e duhura; dhimbja dhe trishtimi janë të pamasë”.





Lajmet e fundit nga