web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditje e rëndë për Manchester City-n, ylli i ekipit ka këputur ligamentet dhe mbyll sezonit

2024-09-23 18:01:00, Sport CNA

Goditje e rëndë për Manchester City-n, ylli i ekipit ka

Manchester City ka marrë një lajm shumë të keq nga infermieria. Sipas “Marca”, mesfushori Rodri, ka këputur ligamentet, në gjurin e djathtë dhe për këtë arsye e ka mbyllur sezonin.

Futbollisti spanjoll, u dëmtua në supersfidën ndaj Arsenalit, pas një dueli në zonë. Testet e para, kanë zbuluar këputjen e ligamenteve.

Lojtari do i nënshtrohet operacionit dhe sezoni për të është mbyllur, ndërsa mund të llogaritet vetëm për vitin e ardhshëm.





Lajmet e fundit nga