web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjermania apo Shqipëria? Brajan Gruda merr vendimin, zbulohet cilën kombëtare do përfaqësojë

2023-12-06 12:48:00, Sport CNA

Gjermania apo Shqipëria? Brajan Gruda merr vendimin, zbulohet cilën

Njëri prej lojtarëve më interesant të Bundesligës është në radarët e Federatës Shqiptare të Futbollit. Sulmuesi i krahut i Mainz 05, Brajan Gruda mësohet se ka biseduar me drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit.

“Sport Bild” ka bërë me dije se 19-vjeçari ka qenë në kontakt me FSHF-në pasi kjo e fundit ka shpresë se mund ta bindë që të vishet kuqezi. Sipas “Sport Bild” lojtari u ka bërë të qartë ndërmjetësve se nuk është i interesuar të vishet kuqezi.

Gruda është një nga talentët më premtues në Gjermani. Ai është një lojtar i rregullt në formacionin e Mainzit. Këtë sezon në Bundesligë numëron 568 minuta në 11 ndeshje. Në këto takime 19-vjeçari ka lënë gjurmë duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist.

Sa i përket interest të Federatës Shqiptare të Futbollit mësohet se Gruda e ka refuzuar duke pritur një ftesë nga Julian Nagelsman. Siç dihet Gruda është një lojtar, i cili është ndjekur rregullisht nga ekspertët e Federatës Gjermane të Futbollit, të cilët e kanë grumbulluar prej vitesh.

Gruda ka luajtur me Gjermaninë e moshave deri në 15-vjeç më 9 maj të 2019-ës. Që prej atij viti ai ka qenë gjithmonë pjesë e skuadrave shpresa të Gjermanisë.





Lajmet e fundit nga