web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Formacionet zyrtare në Vllaznia-Kukësi/ Mala nga minuta e parë, Josa dhe Gega surprizojë me titullarët

2022-08-28 18:50:00, Sport CNA
Formacionet zyrtare në Vllaznia-Kukësi/ Mala nga minuta e parë,
Lojtaret e Vllaznise para ndeshjes

Vllaznia dhe Kukësi do të përballen në orën 19:30 në ?Loro Boriçi? në  supersfidën e vlefshme për javën e dytë të Superiores. Një derbi verior ky që pritet të dhurojë spektakël në fushën e lojës.

Shkodranët e Mirel Josës, vijnë në këtë përballje pas humbjes në javën e parë ndaj Erzenit, teksa kukësianët e Gegës, e nisën me barazim ndaj Tiranës.

Të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare, teksa nuk mungojnë surprizat. Bie në sy aktivizimi si titullar i Malës në radhët e Vllaznisë. Supriza të shumta edhe në radhët e Kukësit, ku trajneri Gega ka hedhur nga minuta e parë Opong dhe Bytyçin.


FORMACIONET ZYRTARE:


VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Boshnjaku, Jonuzi, Heriç, Mala, Latifi, Hoxhaj. Trajner: Mirel Josa

KUKËSI: Tafas, Ferreira, Ilieski, Bytyçi, Haxhiu, Ndreca, Moraesh, Hasaj, Taipi, Opong, Basha. Trajner: Skënder Gega.





Lajmet e fundit nga