web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Episod i veçantë, Edi Martini ngjitet te tifozët në Vllaznia-Egnatia

2025-08-22 20:29:00, Sport CNA

Episod i veçantë, Edi Martini ngjitet te tifozët në

Një episod i veçantë u regjistrua në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Egnatias. Shkodranët gjetën golin e avantazhit në minutën e 18-të, me Erdenis Gurishtën, i cili shënoi me kokë.

Pas kësaj, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini u ndëshkua me karton të kuq, për protesta në fushë.

Arbitri e përjashtoi nga ndeshja dhe i kërkoi të largohej. Tekniku shkodran bëri një zgjedhje të çuditshme, duke u ngjitur te tifozët, në tribunën përballë.

Episod i veçantë, Edi Martini ngjitet te tifozët në

Tifozët nuk u kursyen, duke shkrepur edhe disa foto me trajnerin e tyre.  





Lajmet e fundit nga