web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çeki-Shqipëri, Kombëtrja e vajzave mbyll përgatitjet

2025-02-24 20:11:00, Sport CNA

Çeki-Shqipëri, Kombëtrja e vajzave mbyll përgatitjet

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të UEFA Nations League ndaj Çekisë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Armir Grima zhvilloi seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja “Stadio St?elecký ostrov”. Stërvitja zgjati rreth një orë dhe i gjithë grupi është në formë optimale, pa probleme fizike.

Seanca e fundit stërvitore nuk ka pasur shumë ngarkesë fizike. Stafi teknik e ka fokusuar punën më shumë te ushtrimet me topin dhe situatat e ndryshme të lojës.

Ndeshja e UEFA Nations League për vajza, Çeki – Shqipëri, do të luhet nesër në stadiumin “Stadio St?elecký ostrov”, duke nisur nga ora 17:30.





Lajmet e fundit nga