web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E TRISHTË/ Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta ish-presidenti i Federatës

2023-01-28 10:30:59, Sport CNA

Futbolli italian në zi pas ndarjes nga jeta të ish-presidentit të FIGC, Karlo Taveçio, në moshën 79-vjeçare.

Ai ishte presidenti i Federatës Italiane të Futbollit nga gushti i 2014-ës deri në nëntor të 2017-ës, duke dhënë dorëheqjen pas dështimit për t’u kualifikuar në Botërorin e Rusisë.

Në vitin 2021 ai u bë presidenti i LND Lombardia, një klubi amator në ligat rajonale.

Shkaqet e vdekjes së Taveçios ende nuk dihen, teksa funerali i tij pritet të mbahet të hënën e 30 janarit.





20:51 Sport

VIDEO/

Ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala, shquhet për tipin e...

Lajmet e fundit nga