web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E kisha thënë që në intervistën e parë”, Kapllani tregon formulën e Erzenit të mrekullive

2022-09-11 20:15:00, Sport CNA

“E kisha thënë që në intervistën e

Pakush e mendonte se Erzeni do t’i bënte një start të tillë kampionatit, duke e parë veten në vendin e dytë pas katër javëve të para e duke mos pësuar gol teksa mposhti ekipe si Vllaznia e Partizani, pretendente për titull. Por një prej atyre që besonin ishte trajneri Xhevahir Kapllani, i cili pas suksesit të sotëm ndaj të kuqve në Superiore, kujtoi në “Oversport” deklaratën e parë që kishte bërë kur ishte emëruar në stolin e shijakasve.

“Në intervistën e parë si trajner i Erzenit kam deklaruar që ekipi i Erzenit nuk do të jetë kalimtar, edhe pse e di që kampionati është i fortë. E kam deklaruar që çdo ekip do të kishte vështirësitë e veta me Erzenin.

Sekreti i kësaj skuadre është grupi, kolektivi, harmonizimi i djemve, se siç e dini kemi riformatuar skuadrën. Ky është ambient i mrekullueshëm dhe kemi filluar të guxojmë për të marrë rezultat pozitiv, pavarësisht se duhet të jemi me këmbë në tokë se dihet objektivi i Erzenit.

Çfarë i kam bërë mbrojtjes? Asgjë, përveç punës së përgjithshme. Unë ndaj meritat me grupin e  skuadrën, mendoj se skuadra është munduar të mbrojë në grup që nga maja e sulmit e deri te Dashamir Xhika.

We will continue our work, this historic victory came against Partizan, against a great team contending for the championship, but we will continue our work. We will be down to earth, we will try to better adapt the players to each other, knowing that they have very little time together. I said that every match for us will be final, final, final", said Kapllani.





Lajmet e fundit nga