web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Two options for Albania to take first place in the League of Nations / This is why Iceland's draw with Israel suited the red and blacks

2022-06-14 11:28:00, Sport CNA
Two options for Albania to take first place in the League of Nations / This is
Armando Broja - Foto ilustruese nga ndeshja ndaj Izraelit

Islanda dhe Izraeli kanë luajtur së bashku ndeshjen e fundit të grupit të tyre në mbrëmjen e djeshme. Një tjetër përballje mes tyre e mbyllur në shifrat 2-2, po aq sa edhe e para. Tashmë Izraeli dhe Islanda kanë vetëm një takim përfundimtar në Ligën e Kombeve, atë kundër Shqipërisë.

Nëse Izraeli do të kishte fituar, atëherë gjërat do të komplikoheshin për kuqezinjtë tanë që nuk do t’u mjaftonin thjesht gjashtë pikët në dy ndeshjet e fundit për të marrë vendin e parë, por duhej me patjetër edhe që të fitonin ndaj Izraelit me dy gola diferencë.

Kombëtarja e ka shumë problem gjetjen e golit dhe misioni do të ishte i vështirë. Me llogaritë e tanishme, Shqipëria mund të dalë në vendin e parë nëse fiton të dyja ndeshjet, pa e vrarë mendjen për llogaritë matematikore.

Gjithashtu ekziston një tjetër rrugë ku nëse kuqezinjtë arrijnë që të fitojnë me dy gola ose më shumë diferencë ndaj Izraelit, atëherë i lejohet edhe barazimi ndaj Islandës në shtëpi për të marrë vendin e parë.





Lajmet e fundit nga