web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy asiste dhe gol, shqiptarët shkëlqejnë në Çeki

2024-12-16 12:08:00, Sport CNA

Dy asiste dhe gol, shqiptarët shkëlqejnë në Çeki

Qazim Laçi dhe Albion Rrahmani ishin protagonistët kryesorënë fitoren 2-1 të Spartës së Pragës në kampionat ndaj Jabloneçit, në sfidën e vlefshme për javën e 19-të. 

Ishte një ndeshje e bukur dhe e luftuar nga të dyja ekipet, ndërsa miqtë ishin të parët që kaluan në avantazh. Goli i parë erdhi pas 34 minutash lojë, duke shkaktuar festë në kampin e Jabloneçit

Nga ana tjetër, Sparta Praga u tregua e vendosur për të rikthyer ekuilibrat. Në fillimin e pjesës së dytë, atmosfera ndryshoi falë sulmuesit të talentuar të Kosovës, Albion Rrahmani. Në minutën e 51-të, ai barazoi rezultatin me një finalizim të bukur në zonë, pas një asisti të shkëlqyer të marrë nga mesfushori i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi.

Ky gol riktheu shpresat dhe entuziazmin te tifozët vendas, ndërsa Sparta nisi të dominonte lojën. Përpjekjet e pandalshme të skuadrës vendase dhanë fryte në minutën e 78-të, kur QazimLaçi dha një tjetër asist vendimtar. Këtë herë, pasimi i tij u konkretizua nga Olatunji, i cili realizoi golin e përmbysjes, duke siguruar një fitore të rëndësishme për Spartën. Në fund Laçi u zgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 9.3. 

Në 15 paraqitje në kampionatin çek, Laçi ka dhënë një gol dhe tre asiste, duke qenë një pikë kyçe për skuadrën e tij. Me një total prej 927 minutash të luajtura, mesfushori shqiptar vazhdon të tregojë aftësitë e tij si organizator dhe kontribuues në momentet vendimtare të ndeshjeve.

Me këtë fitore, Sparta Praga arriti në kuotën e 37 pikëve dhe u ngjit në vendin e tretë në renditjen e kampionatit, duke mbajtur gjallë shpresat për të luftuar për pozitat më të larta. 

 





Lajmet e fundit nga