web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dortmundi fiton ndaj Leipzig dhe merr kreun e renditjes (VIDEO)

2023-03-03 23:05:20, Sport CNA

Dortmundi fiton ndaj Leipzig dhe merr kreun e renditjes (VIDEO)

Dortmund vijon rezultatet pozitive në Bundesliga dhe tashmë mban kreun e renditjes së kampionatit. Skuadra e Terzic fitoi 2-1 në Signal Iduna Park ndaj Leipzig.

Golat për verdhezinjtë u realizuan nga Reus 29-të dhe Emre Can 10 minuta më pas. Për miqtë do të realizonte Forsberg, por pa mundur të ndryshonte fatin e ndeshjes.

Dortmund pas 23 javësh mban përkohësisht vendin e parë me 49 pikë, por Bayerni ka një sfidë më shumë për të luajtur.





Lajmet e fundit nga