Në Spanjë nis lufta mediatike, kush ka vjedhur më shumë mes Barcelonës dhe Realit?
Barcelona dhe Real Madrid po bëjnë një luftë të ashpër med...

Komisioni i Disiplinës i mbledhur sot në FSHF ka pasur shumë çështje për të trajtuar dhe ka dalë me vendime për klube në të gjitha kategoritë, duke shperndarë gjoba e pezullime.
Një nga vendimet më të rëndësishme të kësaj jave ishte humbje e ndeshjes në tavolinë nga Shkumbini për shkak të kaosit të krijuar në ndeshjen ndaj Delvinës në Kategorinë e Dytë.
Ndërkaq, kishte gjoba për skuadrat e Superiores si Vllaznia, Bylis e Erzeni për sjelljen e spektatorëve. Gjithashtu, janë pezulluar zyrtari i Erzenit, Durim Keçi, si dhe presidenti i Laçit, Pashk Laska, të cilët urdhërohen që të mos lejohen në stadiume deri në përfundim të dënimit të tyre.
VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS SË FSHF DATË 16.02.2023
1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
2. KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
3. Zyrtari i KF Erzeni, Durim Keçi, për sjellje josportive ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
4. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
5. Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
6. KF Turbina, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
7. Zyrtari i K.F Murlani, Kujtim Shaba, për sjellje josportive, duke përdorur fjalë fyese dhe ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8. Lojtari i Shënkolli, Sebastian Deda, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. Lojtari i KF Sopoti, Denis Mici, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10. Lojtari i Valbona FK, Alvaro Farruku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. KF Shkumbini, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë, në bazë të nenit 64/2/b të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3–0.
12. Lojtari i KF Shkumbini, Mikel Zogu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. Lojtari i KF Shkumbini, Eledio Muzhaqi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14. Lojtari i KF Delvina, Armando Selfo, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15. Lojtari i KF Delvina, Aleksandër Cama, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
16. Çeljen e hetimit disiplinor për zyrtarin e KF Shkumbini, Florent Hasbajrami.
17. A.F Luftëtari, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të pa autorizuar në ambientet e brendshme të stadiumit duke shkaktuar akte dhune, në bazë të nenit 64/3/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.
18. Lojtari i A.F Luftëtari, Alesio Kolonja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
19. Lojtari i KF Pogradeci, Artion Alillari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
20. Lojtari i KF Teuta U-15, Aleks Muharremi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
21. Apollo 2016, U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë se pare U-14, kundër Studenti U-14, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
22. KF Bylis U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17, kundër FC Besa U-17, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
23. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të K.F Devolli, Egli Malesija, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
24. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Devolli, Fabjan Nallbati, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
25. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Valbona, Gazmir Fuçija, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
26. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Gramozi, Jordanis Dalipi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
27. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Labëria FC, Albano Çaushaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
28. Pranimin e kërkesës së lojtarit të K.F Oriku, Roland Shkreli, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
29. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Partizani U-15, Frenki Vyshka, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Barcelona dhe Real Madrid po bëjnë një luftë të ashpër med...
The president of the AFF, Armand Duka, will run again this...
Ndeshjet e sotme të Ligës së Europës nisin me një finale t...
Dani Alves mbahet në paraburgim që nga 20 janari, pasi u aku...
Mentor Zhdrella has hung up his "shoes on the nail". One o...
From France they report that the possible purchase of Man. U...
Ka filluar me tone pozitive aventura për ekipin kuqezi në Ka...
The FIFA Council has approved the 2022 Annual Report, which ...
This season's Tirana continues to look for trophies as it ...
Yesterday for Apolonia was scheduled for another training se...
The former president of Barcelona, Josep Maria Bartomeu, h...
Xhovani Kolela came to the head of Partizan after a sudden d...
Before the duel with Tirana, the Vllaznia club announced tha...
Wednesday was the next meeting between Messi and PSG, but ag...
It is not the first time that Sergio Aguero shows his fans h...
Manchester City achieved an important victory against Arsena...
Wednesday was the next meeting between Messi and PSG, but ...
Kingsley Coman would have no mercy on the club where he st...
Rubin Hebaj is officially Andijon's youngest footballe...
After temporarily terminating his contract with Watford, fin...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...