web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Botërori i skive “Courchevel-Meribel 2023”, përvojë pozitive për ekipin kuqezi

2023-02-16 16:08:05, Sport CNA

Ka filluar me tone pozitive aventura për ekipin kuqezi në Kampionatin Botëror të Skive në Courchevel-Meribel 2023.

5 skiatorët Shqiptare kanë garuar në Sllallomin Gjigant: vajzat Ester Bako dhe Chiara di Camillo, si dhe djemtë Kevin Qerimi, Deni Xhepa e Vasil Veriga.

Në garat për meshkuj, për herë të parë në histori Shqipëria kualifikohet me 2 sportistë në finalen e nesërme me Kevin Qerimin dhe Deni Xhepën.

Skiatori tjetër kuqezi, Vasil Veriga, nuk arriti ta mbyllte garën.

Në javën e parë të garimit, në garat e shpejtësisë, Kombëtarja Shqiptare humbi si pasojë e dëmtimit të skiatores Lara Colturi.





Lajmet e fundit nga