web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohet ish-lojtari i Interit, tentoi të mbysë motrën 15-vjeçare

2023-06-05 16:13:29, Sport CNA

Arrestohet ish-lojtari i Interit, tentoi të mbysë motrën

Ish-futbollisti i Interit në Serie A, Ishak Belfodil është në telashe dhe për momentin është i arrestuar në Paris. Belfodil që aktualisht aktivizohet në Katar me skuadrën e Al-Gharafës u arrestua pasi tentoi të mbysë motrën e tij 15-vjeccare, teksa pas një debati familjar, 31-vjeçari nisi të përdorë forcë fizike dhe më pas tentoi edhe aktin ekstrem që për fat të mirë dështoi.

Kjo e fundit nuk hezitoi ta denonconte Belfodil që tashmë duhet të përballet me akuzat ndërsa në 48 orët e ardhshme pritet të merret edhe një masë përfundimtare për algjerianin. Belfodil rrezikon disa vite burg për tentativë vrasjeje, megjithatë do të jetë Prokuroria e Versaille që do të vendosë.

 





Lajmet e fundit nga