web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Temperatura mbi 20 gradë/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

2024-03-09 08:21:00, Sociale CNA
Temperatura mbi 20 gradë/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu.

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mesditës, por edhe mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 21°C vlera më e lartë përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë./CNA 





Lajmet e fundit nga