web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manastirliu in Elbasan hospital/ The network of new radiological equipment is strengthened

2022-09-26 11:10:00, Shëndeti CNA
Manastirliu in Elbasan hospital/ The network of new radiological equipment is
Minister of Health, Ogerta Manastirliu

The Minister of Health, Ogerta Manastirliu, has closely seen the new investment for high-tech imaging at the Regional Hospital of Elbasan.

The minister stated that the network of radiological equipment in hospitals and polyclinics is being strengthened.

“Ne jemi duke ecur paralelisht në disa drejtime. Jo vetëm përsa i përket përmirësimit të flotës ekzistuese të pajisjeve, por edhe për rritjen e teknologjisë së shërbimit të radiologjisë. Ndaj jo vetëm nëpërmjet investimit që ne jemi duke bërë në vlerën 4.2 milion euro në gjithë Shqipërinë për fuqizimin e shërbimit të radiologjisë me 18 grafi të reja, me 4 skanera, një angiograf i ri që është duke u instaluar në Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, por nga ana tjetër jemi duke fuqizuar ekipet tona mjekësore dhe stafet e tyre. Pesë mjekë I janë shtuar Spitalit të Elbasanit, pjesë e ekipit të 100 mjekëve të rinj të atashuar në spitalet rajonale dhe bashkiake”, tha Manastirliu.

Duke folur për investimet e reja, Manatirliu tha: “Ne do të vijojmë investimet, ndaj planifikojmë që me buxhetin e vitit 2023 ne do të fillojmë investimin në Poliklinikën e qytetit, që do të përmirësojë shërbimin për sa i përket kujdesit ambulatory për qytetarët e Elbasanit. Por nga ana tjetër, do të japim mundësinë që të kemi edhe shërbime të tjera ambulatore të vendosura në Poliklinikë pasi ne duam të zgjerojmë kapacitetet, edhe gamën e aparaturave të imazherisë”, tha Manastirliu.

Në kuadër të planit të përballimit të Covid-19 dhe emergjencave shëndetësore, po kryhen investime në spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake për pajisjen dhe rinovimin e flotës së aparaturave biomjekësore të teknologjisë së lartë, me vlerë 4.2 mln euro.

Fuqizimi i flotës së pajisjeve mjekësore do të sjellë në strukturat spitalore katër skanera të rinj të teknologjisë së fundit.

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të pajiset me një angiograf të ri. Edhe spitalet e tjera rajonale dhe bashkiake si dhe poliklinikat e Vorës dhe Paskuqanit po pajisen me 18 grafi të reja dhe 4 ECHO, pjesë e investimit në flotën e aparaturave moderne të teknologjisë së lartë. Lista e plotë e spitaleve dhe poliklinikave ku do të instalohen pajisjet e grafive dhe ECHO./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga