Ilir Këllezi,
Ilir Këllezi është talenti korçar që ka nderuar këtë q...

Nëse dikur Puka i përkiste vetëm Migjenit, sot ajo më së shumti i përket turizmit. E transformuar nga themelet ajo është shndërruar në një destinacion të mirëfilltë turistik dhe jo vetëm si qytet me shëtitoren, liqenin, ushqimin bio, birrën Puka, por edhe shpellat e famshme jo larg saj. Majat e maleve dhe shtigjet, hanet dhe jeta rurale, uji dhe ajri i pastër janë arsye që të drejtojnë me kënaqësi drejt verilindjes. Rrethi i Pukës shtrihet në qendër të Veriut të Shqipërisë ndërsa klima e saj është e ashpër malore, me dimër të gjatë e të mbushur kryesisht me reshje bore e verë të shkurtër e të freskët.

Pukën e ndan vetëm 55 km vijë ajrore nga Shkodra dhe 139 km nga Tirana. Nëse do ta bënit dikur këtë rrugë do t’ju merrte pa e tepruar ndoshta një ditë të plotë ndërsa sot ajo përshkohet për vetëm një orë e gjysëm dhe udhëtohet në mënyrë komode duke qenë se ajo është e gjitha e asfaltuar. Rruga për në Pukë është madhështore dhe të magjeps me bukurinë që të ofron pamja alpine mes malesh me kurorën e pyjeve, rrethuar mes gjelbërimit të pishave dhe kjo është ndoshta ndër të paktat zona në vendin tonë ku dora e njeriut nuk ka bërë dëm.

Zhvillimi i qytetit dhe qasja e tij ndaj turizmit ka bërë që edhe banorë të ndryshëm të zonës të kthejnë sytë drejt këtij sektori. I tillë është rasti i Vullnetit, djalit të ri nga Puka që së bashku me familjen kanë vendosur që shtëpinë e tyre ta kthejnë në bujtinë për të mirëpritur turistët ndërsa ajo ka një kapacitet prej afro 12 shtretërish ku përmban edhe një minimuze të vogël me disa prej aseteve të zones të koleksionuara ndër vite.

Puka mund të krenohet padyshim edhe me agroturizmin e saj dhe Hani i Përparim Laçit është një tjetër shembull se si me punë dhe vendosmëri mund të krijohet një atraksion turistik në një zonë të bekuar me bukuri natyrore. Babe e bir ishin ndër të parët sipërmarrës që besuan se Puka të ardhmen e ka të destinuat për turizem! Ata tregojnë se e nisën me nje bujtinë te thjeshtë, por sot jane kthyer nê pike referimi, ku prenotimet behën disa muaj më parë! Së fundmi iniciativa e tyre eshte pista e skive, e cila ka nis suksesshëm, por qe synon që vitet e ardhshme të jetë Kolashimi Shqiptar

Sheshi të merr vëmendjen e tij në çdo kohë por ndërsa në mesditë duket sikur s’pipëtin miza nga qetësia që krijon, çka të bën të mendosh se ndoshta edhe pukjanët ashtu si shkodranët flenë në zheg, aty nga darka xhiroja e mbrëmjes i jep një nur tjetër kësaj hapësire e cila shërben edhe për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore….

Parku rekreativ i liqenit është I mbuluar i gjithi nga gjelbërimi dhe tashmë i plotësuar edhe me sinjalistikën e tabelave me emërtime shumë origjinale. Në hyrje të tij ndodhet një ekran I madh gjigand që pasqyron bukuritë e zones ndërsa melodisë së ëmbël të zogjve i bashkohet edhe pamja e këtyre shpendëve si për ta plotësuar oazin e qetësisë që çdokush do të donte ta përjetonte.

Puka është e famshme edhe për birrën e saj mjaft cilësore, një birrë e prodhuar në mënyrë artizanale me ujin e bjeshkëve të malësisë…
E sot kete birre e gjen ne 80% te bareve ne mbare vendin

Kjo që treguam nuk është e gjitha nga ajo që mund të vizitoni në Pukë, por vetëm një pjesë e saj, pasi 24 orë janë të pamundura për të zbuluar sekretet që fsheh ky qytet alpin në zemër të veriut shqiptar, por më shumë se çdo gjë, Puka është e gatshme t’i hapë derën dhe zemrën kujtdo që vjen në sofrën e saj bujare…/CNA.al




Ilir Këllezi është talenti korçar që ka nderuar këtë q...
From the fantastic landscapes of the lake, to the rest...
Kantina “CACO” prej shumë vitesh tashmë në treg, është...
Artan Kaja është një ndër piktorët e talentuar të qyte...
The Kamenica Mound is one of the largest and best-know...
Masat ajrore me origjinë nga Veriu i Afrikës prej disa dit...
Ardian Fezollari is one of the most popular Albanian photo...
Dritan Hoxha is one of the most popular police officer...
Kush do t’a mendonte që në këto ditë korriku, vëmendja...
Nightlife is increasingly preferred by young people from K...
Garden Villa Boutique Hotel Pogradec, the lake town of th...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...