The mound of Kamenica, the only one of its kind in Albania
The Kamenica Mound is one of the largest and best-know...

Artan Kaja është një ndër piktorët e talentuar të qytetit liqenor të Pogradecit të cilin e gjejmë në studion e tij duke hedhur ngjyrat në telajo. Nëse në Korçë gjejmë këngëtarë, serenatistë që i këndojnë aq bukur serenatat, në Pogradec do të njohim piktorë, të cilët pikturojnë me aq mjeshtëri peisazhe të mrekullueshme që fal ky qytet i magjishëm.
Kaja ka përfunduar Akademinë e Arteve në degën e pictures, pasi që fëmijë ka pasur pasion pikturën. Pas një periudhe prej 8 vitesh, ku stopoi artin e pictures, duket se frymëzimi u rikthye përsëri dhe nuk e la, por e vazhdon këtë pasion që vetëm aristët arrijnë ta kuptojnë.

“Gjatë kohës së pandemisë, ku të gjithë duhet të qëndronim në shtëpi, unë rifillova pikturën si më parë. Unë punoj 12 orë çdo ditë, prej orës 7 të mëngjesit, deri në 7 të pasdites. Merrem vetëm me këtë lloj arti. Tashmë, ia kam dedikuar kohën time pikturës. Më pëlqen të pikturoj qeniet humane, por është shumë e vështirë të gjendet një model, janë të trembur, ndonëse unë u ofroj një pagesë për këtë punë”, tregon piktori.
Ndonëse i tërhequr nga piktura, arti vijoi të ishte prezent në jetën e Kajës, i cili vazhdoi traditën familjare të babait të tij, duke punuar në dru veglën muzikore të çiftelisë, kjo pasi origjina e tij është nga Dibra.
“Origjinën e kam nga Dibra, por kemi më tepër se 40 vjet që kemi ardhur në Pogradec. Babai im merrej me çiftelitë dhe unë e pëlqeja këtë zanat të tij të drugdhendjes. Në 8 vjet që stopova pikturën unë bëja çifteli, si një pasion i trashëguar.”

Pavarësisht se peisazhi është një muzë mjaft frymëzuese, pasi Pogradeci sipas tij përfaqëson një ndër qytetet më të bukura, piktori Kaja punon edhe teknika të tjera, si ajo me djegie ose e njohur si pirografi. Por portretet janë ato të cilat tërheqin më tepër piktorin pogradecar. Midis fotografisë dhe pikturës si art, Kaja nuk di të vlerësojë njërën dhe të nënvlerësojë tjetrën.
“Në Pogradec ka vend për të pikturuar kudo që të ulesh, me një peizazh mahnitës, që të frymëzon akoma më shumë për ta hedhur në telajo. Është një qytet që nuk mund ta krahasoj më asnjë qytet tjetër. Ndonëse kam udhëtuar në shumë vende, por asnjë nuk ofron këtë që ofron Pogradeci. Fotoja artistike dhe piktura janë mjaft të vështira për tu arritur në perfeksionin e saj. Nëse puna e artistit qëndron në ngjyrat dhe në detajet që duhet të hedhë në tablo, edhe fotografi profesionist i fotografisë duhet të qëndrojë me orë ose ditë të tëra për të kapur foton e duhur”, shprehet Kaja.

Vera është ndër stinët më të bukura në Pogradec, ku edhe turistët janë të shumtë, si brenda dhe jashtë vendit. Turistët mund të marrin edhe një pjesë të Pogradecit me vete kur rikthehen në shtëpi.
Adresa e studios : Rruga Mihal Ballkameni, tek Bulevardi Dëshmorët e Pojskës, Pogradec. Kontakt : 0692695195/ CNA.al
The Kamenica Mound is one of the largest and best-know...
Masat ajrore me origjinë nga Veriu i Afrikës prej disa dit...
Ardian Fezollari is one of the most popular Albanian photo...
Dritan Hoxha is one of the most popular police officer...
Kush do t’a mendonte që në këto ditë korriku, vëmendja...
Nightlife is increasingly preferred by young people from K...
Garden Villa Boutique Hotel Pogradec, the lake town of th...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...