web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha i vë

2022-12-30 13:13:00, Politikë CNA
Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha i  vë
Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë sot të qartë se nuk ka asnjë mundësi rindegocimi për kandidatët për bashkinë në 14 maj.

Ai nuk sheh asnjë mundësi përtej Primareve për të përfshirë emrat që mbështet përçarësi Alibeaj.

I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratën e bërë një ditë më parë nga organizatori i drekës së PD, Xhelal Mziu i cili tha se në 10-15 bashki, kandidatët mund të rinegociohen, Berisha theksoi se kjo nuk do të ndodhë.

Pyetja: Mziu deklaroi se është folur në mënyrë informale që 10-15 kandidatë mund të rinegociohen. Do të jepni dakordësinë tuaj për të përfshirë edhe kandidatët e Alibeajt?

Berisha: Jashtë primareve nuk njoh praktike tjetër. Ne kemi përcaktime. Kam respekt për Mziun dhe çdo njeri tjetër, por jashtë primareve nuk njoh praktikë tjetër./CNA.al





Lajmet e fundit nga