web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Hallucinations of the opposition"/ Xhaçka: It is led by the orders of a "non grata"

2023-03-02 15:08:00, Politikë CNA

"Hallucinations of the opposition"/ Xhaçka: It is led by the

The Minister of Foreign Affairs, Olta Xhaçka, has called the entire debate on the "McGonigal" case a total waste of time and wasted energy.

“Sepse, nëse ndalesh një moment dhe e analizon ftohtë teorinë e PD-së për rastin McGonigal, ka vetëm një epitet për ta përshkruar: halucinante. Ça mund ta quash tjetër një teori sipas së cilës, Edi Rama në bashkëpunim me McGonigal, pak me ndihmën e rusëve dhe kinezëve, pak në bashkëpunim me Kartelin Sinaloa, pak me ndihmën e Yurin Kim, dhe patjetër me George Soros në prapaskenë, janë duke punuar së bashku për të shkatërruar demokracinë në Shqipëri, për të zhdukur PD-në si bastioni i fundit i rezistencës ndaj mësymjes antidemokratike ruso-kinezo-sorosiane, e veçanërisht ish-kryeministrin, që në këtë histori del si një hero i pakuptuar që megjithëse i është bërë një padrejtësi e jashtëzakonshme duke e shpallur 'non grata', po lufton sot me mish e me shpirt për të shpëtuar demokracinë shqiptare, por edhe atë amerikane nga ky komplot i rrezikshëm”, u shpreh Xhaçka./CNA.al





Lajmet e fundit nga