web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna ndaj ushtarëve të NATO-s dhe KFOR-it/ Berisha: Akt luftënxitës i Beogradit

2023-05-30 11:07:00, Politikë CNA
Dhuna ndaj ushtarëve të NATO-s dhe KFOR-it/ Berisha: Akt
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar dhunën e ushtruar nga qytetarët serbë kundrejt ushtarëve të NATO-s dhe KFOR-it në veri të Kosovës

Berisha ka ndarë një video në rrjete sociale ku shkruan se serbët e Vuçiç të cilin e ka cilësuar si një Putin të Vogël, kanë ushtruar dhunë kriminale kundrejt efektivëve dhe forcave të NATO-s.

Sipas tij ky është një akt luftënxitës i Beogradit.

“Dhunë kriminale e fallangave të Putinit të vogël kundër ushtarëve të NATO-s në detyrë. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të hapur luftënxitës të Beogradit”, shkruan ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga