web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi-Rozeta Dobi ka marrë kërcënime/

2023-01-13 12:19:00, Politikë CNA

Denoncimi-Rozeta Dobi ka marrë kërcënime/

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se Rozeta Dobi, pastruesja që i vodhi lekët ish-zyrtarës së shtetitAlda Klosit ka marrë kërcënime nga qeveria për t’i mbyllur asaj gojën lidhur me çështjen.

Ai tha ndër të tjera se Rozeta mund të jetë një hajdute, por mund të ketë bashkëpunuar edhe me Klosin për të mbrojtur paratë e saj.

"Janë bërë me dhjetëra kronika, me dhjetëra raportime, por një enigmë ku qëndron edhe çelësi i të vërtetës, nuk është trajtuar në dimensionin e duhur.
Nuk është trajtuar raporti Rozeta-kasaforta.
Sipas të gjitha të dhënave, Alda Klosi ose i mbante paratë në dyshek dhe flinte, se maniakët e parave, ndjehen komfort kur flenë në dyshekë të mbushur me parë, ose ajo i dha kodin e kasafortës. Ia dha në roje. Ia dha në mirëbesim.
Pra, këtu qëndron edhe rebusi.
Ndërkohë, Rozeta Dobi ka marrë kërcënime nga më të mëdhatë. Qeveria ka bërë ëdo përpjekje për t’i mbyllur gojën asaj.
Gjithçka është bërë dhe ajo realisht e kërcënuar shumë.
Thirrja ime është që ajo të shpallet e penduar e drejtësisë. Çka nuk ndodh. Se kjo e lemerit Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn", është shprehur ai./ CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga