web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat për lidhjet me kompanitë

2023-04-04 13:56:00, Politikë CNA
Akuzat për lidhjet me kompanitë
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi

Partia Socialiste ka kërkuar sërish ditën e sotme nisjen e hetimeve për deputetëtn e PL-së, Monika Kryemadhi lidhur me akuzat për përfshirjen në financime dhe pagesa me kompani offshore ruse.

Deputeti i PS, Petro Koçi ka kërkuar nga selia rozë që drejtësisë t’i shkojë deri në fund çështjes për përfhirjen e Kryemadhit në marrëdhëniet me biznesmenët rusë.

"A është ajo aksionere me këto oligarkë rusë në kompanitë offshore. Si mundet që një ligjvënëse të përfshihet në marrëdhënie biznesi me oligarkë rusë? Si mund ta bëjë këtë gruaja e ish presidentit? Kryemadhi duhet t’i deklarojë këto. Kryemadhi gjen si rrugëdalje kërcënimet dhe shantazhet ndaj mediave. PS i bën thirrje drejtësisë të shkojë deri në fund e mbi të gjitha për raportet e biznesit me oligarkët rusë"- tha Koçi./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga