The two standards of Dritan Prenç, the prosecutor who sleeps over the incinerator file
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...

Përveçse na zhvasin në përmuajshmëri me paga disa milionëshe, me vënie në dispozicion të makinave të blera më fonde të buxhetit të shtetit (që mbushet me kontributet tonë), me pagesa dietash, karburanti, telefoni, pagesa shtesë për pjesëmarrje nëpër komisionet parlamentare, për strehim etj., të gjitha me fonde të rrjedhura nga buxheti i shtetit (që mbushet me kontributet tona), deputetët janë barrë që duhet ta mbajmë mbi shpinë gjithë jetën.
Kjo për hatër të ligjit e ligjeve në favor, që ata vetë kanë miratuar me 100% të votave pro dhe që vijojnë të qëndrojë në fuqi të patrazuara megjithë krizat e rënda financiare që po kalojmë, pabarazinë e theksuar dhe hendekun që krijon kjo pabarazi ekstreme midis një qytetari popull dhe ish-deputetëve.
Për hatër të këtyre ligjeve në favor, një pensionist i thjeshtë përshembull dhe një deputet pensionist, trajtohen ekstremisht pabarazisht. Megjithëse pas lënies së mandatit dhe veçanërisht pas pensionimit moshor ish-deputeti nuk i vlen as dreqit, falë ligjit/eve në favor ai gëzon të drejtën të përvetësojë po miliona lekë si pagesë mujore.
Duke lënë mënjanë faktin se një ish-deputet, që nuk e ka mbushur moshën e pensionit, për sa kohë nuk është sistemuar në punë do të vijojë të marrë për disa vite rresht një pagë sa gjysma e asaj të kohës kur ka qenë i mandatuar, kur mbush moshën e pensionit moshor të pleqërisë ish-deputeti që ka shërbyer si i tillë për një legjislaturë katër vjeçare merr çdo muaj në formën e shtesës së pensionit special diku tek rreth 40 mijë lekë, plus shumën e pensionit të pleqërisë për detyrën që ka ushtruar e që i llogaritet si gjithë pensionistët e thjeshtë.
Përkundrazi kur deputeti i pensionuar ka shërbyer për dy legjislatura si i tillë, masa e shtesës është dyfish kurse kësaj shume, diku tek rreth 80 mijë lekëshi, i shtohet dhe ajo e pensionit të pleqërisë për detyrën që ka ushtruar e që i llogaritet si gjithë pensionistët e thjeshtë.
Pra, nëse ish-deputetët katër vjeçarë marrin çdo muaj rreth 80 mijë lekë pension gjithsej, atyre dy mandatëshve pensioni i pleqërisë u shkon mbi një milion në muaj, shumë kjo pothuajse e barabartë me pagën mujore të një funksionari zyrtar në detyrë të rangut të dytë. Këtë pension ish-deputetër e marrin për çdo muaj deri sa të ikin në botën tjetër.
Po absurdi në këtë trajtim special të ish-deputetëve me merita aspak speciale qëndron në faktin se ky trajtim special përfshin edhe ish-deputetët e para 32 viteve, të kohës kur në krye të shtetit ende komunist ishte Ramiz Alia dhe Parlamenti kishte 250 deputetë të mandatuar. Edhe këta vijojnë të marrin shtesa mbi pensionin e pleqërisë për detyrat që kanë ushtruar.
Skema e trajtimit me “pensione të posaçme” speciale është më e gjerë se kaq, por me të do merrem një herë tjetër.
Ajo që dua të theksoj sot lidhet me trajtimin prej skllavi që qeveritë dhe parlamentet i bëjnë pensionistëve të thjeshtë ( ku përfshihen dhe mijëra figura të spikatura në fusha të ndryshme të jetës profesionale e asaj shoqërore), shuma mujore e pensioneve të të cilëve nis nga 10 mijë ( për ata që për faj të moskryerjes së detyrës nga inspektoriati shtetëror i punës, kanë punuar pa sigurime dhe nuk e plotësojnë vjetërsinë e 35 viteve punë), deri në 30 mijë lekë, as sa ¼ e pensionit special të ish-deputetit aspak special për kontributin që jep.
Sipas statistikave zyrtare, si të tillë pensionistë moshor, pra të kategorisë në nevojë, numërohen 674 mijë takspagues, pa përfshirë 64 mijë taksapaguesit përfitues të ndihmës ekonomike dhe 90 mijët me aftësi të kufizuara. Pagesat mujore të të cilëve janë fare qesharake, duke i krahasuar jo me “pensionet e posaçme” të pleqërisë së ish-deputetëve “sheikë”, por edhe me ato të kategorive më poshtë tyre ende aktivë në detyrë.
Përfitimet konkrete të një deputeti referuar të dhënave të Parlamentit:
- Një deputet që vjen nga rrethet, merr mesatarisht çdo muaj 40 mijë lekë karburant, ndërkohë ata që janë nga Tirana, Lezha, Durrësi, Elbasani apo Lushnja, përfitojnë deri në 300-325 mijë lekë në muaj karburant.
- Përfiton 17 mijë lekë në muaj për shërbimin telefonik. Pagesa vijon të mbetet në këtë nivel edhe pse që nga viti 1999, kur është miratuar ligji, ky shërbim i ka ulur tarifat në nivele drastike.
- Përfiton mesatarisht 80 mijë lekë në muaj dieta, ku përfshihen ditët që kanë ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në komisionet parlamenentare apo seancë, por edhe takimet që kanë zhvilluar me banorët e zonave të tyre.
- Për çdo pjesëmarrje në komisionet parlamentare deputetët shpërblehen me 2 mijë lekë, por nuk mund të marrin pjesë në më shumë se 12 komisione gjatë një muaji.
- Për ata që janë të pastrehë buxheti i shtetit u rimburson qiranë e shtëpisë në vlerën e 35 mijë lekëve në muaj, kurse gëzojnë të drejtën të marrin deri në 5 milionë lekë kredi me interes zero për blerje shtëpie.
- Nëse u duhet të udhëtojnë, jashtë apo brenda vendit për qëllime pune, deputetët përfitojnë dhe shpenzimet për hotele.
Përveç pagës mujore, që është 118 mijë lekë neto, deputeti përfiton mesatarisht edhe 120 mijë lekë plus në muaj nga këto përfitime, duke i’a çuar pagën mujore deri në 240 mijë lekë. Një pagesë kjo që referuar të dhenave të INSTAT del të jetë 4-5 herë më lartë, se paga mesatare bruto në vend.
Wherever you turn your TV remote these days, every TV ...
Now that Berisha has taken the reins of political oppo...
There is a name that comes from the past that brings t...
Protest note We are surprised by the decision of August 2...
It is still too early to say whether the latest Ukrainian ...
Open letter to the Albanian government Disturbed by t...
O drejtësia shqiptare, të kam dhjerë... Po si nuk u vj...
The attention you have received in Albania and beyond ...
Shkodër. Fillimi i shekullit 20-tw. Rruga e Ashikëve...
Lulzim Basha shone once again. This time doing nothing...
There is a real story in 1976 from the filming of the film "...
The 82-year-old woman who built a cottage without perm...
Please take off your mask, say something, Covid 19 has...
In the debate held in 2018, Basha stated that the sum ...
Jam i sigurt se e njohin si xha Braho. Pak e dinë që q...
If Edi Rama is a tall man who uses his height as an al...
The television media have started the publicity campai...
Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqes...
The letter of condolence of the President of the Repub...
Recent serious cyber attacks by hackers directed by th...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Gunfire erupted in Ohio, USA, in the area where the Old We...
The citizens of Kosovo will today try to give direction to...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...